Italia e Roberto Mançinit ka regjistruar një ecuri pozitive prej tre vitesh dhe sonte kundër Austrisë do tentojë të shkruajë historinë.
Një fitore do të thoshte kualifikim në çerekfinale të Euro 2020, dhe njëkohësisht 31 ndeshje pa humbje, një rekord që Italia e ka vënë në korrik të vitit 1939, e të cilin mund ta thyej që sonte.
Italia e Mançinit për herë të fundit është mposhtur më 18 shtator të vitit 2018, nga Portugalia kampione në fuqi e Europës, në një ndeshje të Ligës së Kombeve.