Elseid Hysaj është në qendër të merkatos prej javësh dhe kohët e fundit ai flitet se ka marrëveshje me Lacion, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Napolin. Ndërkohë për momentin ai po shijon pushimet dhe së fundmi i ka bërë dhuratë vetes.
Hysaj ka vendosur të bëjë për vete një makinë sportive Ferrari, mjaft luksoze dhe me çmim të kripur, gjithsesi e përballueshme nga një futbollist i nivelit të lartë si Hysaj.
Kjo veturë vlen më shumë se 200 mijë euro dhe është fjala e fundit e markës italiane. Më parë Hysaj ka pasur edhe Lamborgihni.