Skuadra e FC Shkupit po vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së parë europiane kundër Llapit të Kosovës. Fati deshi që këto dy skuadra shqiptare të takohen në raundin e parë të “Europe Conference League”, teksa që të dyja skuadrat tashmë disa ditë po përgatiten në qytetin e bukur të Ohrit, që ofron kushte optimale për të mbushur bateritë futbollistët e tyre, shkruan “infOSport.mk”.
Që të dyja skuadrat nuk i kanë nisur mirë kontrollueset, me FC Shkupin që u mund nga Shkëndija (0:2) dhe Partizani (0:1), derisa KF Llapi ishte mundur nga Drita e Ardian Nuhiut (0:2).
Megjithatë formën e duhur futbollistët e tyre, trajnerët Goce Sedlloski i FC Shkupit dhe Tahir Batatina i KF Llapit, presin që ta arrijnë pikërisht për ndeshjen e 8 korrikut, që do të zhvillohet në terminin e mbrëmjes dhe para plotë 12 mijë tifozëve në arenën “Todor Proeski”.
Vërtetë një super lajm ky, duke pasur parasysh se në këtë përballje mund të prezantojnë edhe tifozë nga Kosova, kjo falë protokolleve të reja dhe lehtësimit të masave anti kovid, që thonë se stadiumi do të jetë i hapur me 30% të kapacitetit që posedon.
Nisur nga fakti se arena “Todor Proeski” ka 36.400 ulëse, i bie që natën e 8 korrikut (20:00h) në tribuna të kemi 12 133 tifoz. (infOSport.mk)