Renova vazhdon bashkëpunimin me dy futbollistë

Renova përveç që është shumë aktive në merkato, duke sjellë futbollistë të rinj, njëkohësisht drejtuesit e skuadrës po punojnë në vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistët aktual, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për skuadrën vitet e fundit, njofton “infOSport.mk”.

Kështu pas rinovimeve të kontratave me Burim Sadikin, Argjent Gafurin dhe Xhelil Abdullahun, skuadra nga Xhepçishti së fundmi iu ka vazhduar kontratat edhe mbrojtësit Saimir Fetahu dhe sulmuesit Emran Ramadani.

Ndërkohë kujtojmë, se emra të rinj te Renova në sezonin e ri do të jenë portieri Igor Aleksovski, mbrojtësit Antonio Ilieski dhe Darko Ilieski, mbrojtësit e karhut të Nikolla Risteski dhe Aleksandar Borha, mesfushori difenziv Viktor Serafimovski si dhe mesfushorit ofenziv, Izet Ajrullahut.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply