Pas përfundimit të fazës së grupeve në EURO 2020, kuotat e basteve në kompanitë e huaja, kanë lëvizur ndjeshëm, për sa i përket kombëtares që do të arrijë të fitojë trofeun në fund të këtij kompeticioni madhor.
Terren ndjeshëm ka fituar Italia, ndërkohë që Franca vijon të kryesojë, duke u llogaritur si favorite absolute.
Të shtunën do të startojnë ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Europianit, ndërkohë sipas kompanisë prestigjioze të basteve, “Bet365”, Franca llogaritet si favorite për të fituar në fund kampionatin Europian.
“Gjelat” kuotohen me koeficientin 5.00, ndërsa pas tyre me koeficientin 7.00 renditet Italia e Roberto Mançinit.
Piedestalin e plotëson Anglia, që ka një koeficient 7.50, për të vijuar më pas Gjermania si e katërta me koeficient 8.00, ndërsa Spanja e mbyll listën e TOP-5 skuadrave favorite me kuotën 9.00.
Skuadrat “autsajdere” në fazën e eliminimit direkt po llogariten Austria me koeficientin 151.00 dhe Zvicra me 101.00.