Borusia Dortmundi kërkon sulmuesin portugez të Milanit, Rafael Leao. Ky i fundit tregoi cilësi me kuqezinjtë sezonin e shkuar, duke qenë tanimë në radarët e skuadrës së njohur gjermane.
Megjithatë për të bërë për vete këtë super sulmues të talentuar, Dortmundi do të duhet të paguaj një shumë të majme prej 25 milion euro.
Një shifër kjo tepër e lartë për Dortmundin, që po kërkon tjetër opsion për të afruar lojtarin. Krijues dhe me finesë në sulm, Leao ka qenë zgjedhje e dytë pas Ibrahimoviç.