Mbrëmjen e djeshme u mbyll faza e grupeve në kuadër të Euro 2020, me ç’rast u përcaktuan edhe çiftet e ndeshjeve për fazën e 1/8-ve të finales, përcjellë “infOSport.mk”. Ishte një fazë mjaft aktive me shumë gola të shënuar dhe me disa rekorde të arritura. Më poshtë do të rendisim disa nga statistikat më pikante të Europianit deri më tani.
Sasia e golave: Në 36 ndeshje janë shënuar gjithsej 94 gola, që i bie një gol për çdo 34 minuta ose me një mesatare 2.62 gola për ndeshje.
Holanda ka sulmin më të mirë me 8 gola të realizuar, Spanja ka zotërimin më të lartë të topit me 68,7%, Gjermania ka saktësinë më të madhe të pasimeve me 89,7%, Danimarka ka krijuar më shumë shanse për gol, plot 61, ndërsa Hollanda ka më shumë topa të rikuperuar plot 155.
Italia dhe Anglia janë dy kombëtaret e vetme që e kanë ruajtur rrjetën të paprekur.
Golashënuesi: Listën e kryeson Kristiano Ronaldo me 5 realizime, ndërsa asistuesit më të mirë janë Heiberg i Danimarkës dhe Zuber i Zvicrës me nga 3 asiste secili.
Shpejtësia maksimale 33.8 km/h është vendosur nga mbrojtësi italian, Leonardo Spinacola, ndërsa sasinë më të madhe të kilometrave në fushë e ka përshkruar Aleksandër Golovin i Rusisë me 36 kilometra në 3 ndeshje.