Euro 2020, mësoni orarin e ndeshjeve të 1/8 së finales

Mbrëmë u mbyllën ndeshjet e grupeve në kuadër të Euro 2020, me ç’rast janë përcaktuar të gjitha çiftet e 1/8-ave.

Angli-Gjermani dhe Belgjikë-Portugali do të jenë padyshim dy supersfidat e kësaj faze, që pritet të dhurojnë emocione pafund.

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë edhe ajo midis Spanjës dhe Kroacisë, ndërkohë që Italia, Holanda dhe Franca, vijnë si favorite absolute në letër, teksa do të kenë përballe Austrinë, Çekinë dhe Zvicrën.

Faza e 1/8-ave
Të shtunën 26 Qershor, Londër
Uells – Danimarkë                          18:00
Itali – Austri                                     21:00
 
Të dielën 27 Qershor, Seviljë
Holandë – Republika Çeke           18:00
Belgjikë – Portugali                       21:00
 
Të hënën 28 Qershor, Bukuresht
Kroaci – Spanjë                               18:00
Francë – Zvicër                               21:00
 
Të martën 29 Qershor, Gllazgou
Angli – Gjermani                             18:00
Suedi – Ukrainë                              21:00

Leave a Reply