Brazili mbrëmë u përballë me Kolumbinë në kuadër të “Copa America”, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B. Brazili shënoi fitore 2:1, teksa goli i parë në këtë ndeshje ka tërhequr vëmednje të madhe edhe në rrjetet sociale.
Luis Diaz, futbollisti i Portos, do të shpaloste perlën nga repertori i tij. Goditja e ardhur me “gjysmë-rroveshat” do të ndalej në cepin e rrjetës pas krosimit të bukur që erdhi nga Kuadrado në krahun e djathtë, mirëpo i njëjti nuk mjaftoi që Kolumbia të bëjë senzacion.
Brazili në pjesën e dytë arriti të shënojë dy herë në rrjetën e portierit Ospina, edhe atë falë futbollistit të Liverpullit, Firmino dhe atij të Real Madridit, Kasemiro.
Brazili pas kësaj fitore numëro 9 pikë maksimale në grupin B, duke lënë pas vetes Kolumbinë me 4 pikë, ndërsa po aq pikë ka edhe Peru në pozitën e tretë. (infOSport.mk)