
Edi Basha pas vetëm 6 muajve largohet nga Boreci, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi kroat karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Superligën shqiptare, duke nënshkruar kontratë me Kukësin.
Sulmuesi kroat te Boreci erdhi si agjent i lirë nga rradhët e skuadrës sllovene të Koper, aty ku edhe kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës.
Basha përveç në Slloveni, kishte bërë karrierë edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, ndërsa vlen të theksohet se gjatë stinorit pranveror me Borecin u paraqit në 11 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 3 asiste.
Ndryshe Basha është afrimi i tretë për Kukësin në këtë fillim merkatoje, pas Ardit Hilës dhe sulmuesit Klejdi Daci.