Struga Trim Lum ka rikthyer në rradhët e veta mesfushorin Valentin Koçoski, i cili edicionin e kaluar luajti me fanellën e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.
24-vjeçari vjen si agjent i lirë, ndërsa me drejuesit e Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Koçoski kështu rikthehet në Strugë vetëm pas një edicioni të kaluar te skuadra nga Manastiri, për të cilën zhvilloi 25 ndeshje, duke regjistruar edhe 3 gola dhe 3 asiste. Në Ligën e Parë i njëjti numëron 90 ndeshje, e ku pjesën më të madhe e ka zhvilluar me Horizont Turnovën.
Ndryshe, gjatë karrierës së tij Koçoski ka luajtur edhe me FC Shkupin, Bellasicën dhe Akademia Pandevin. (infOSport.mk)