Sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, ka mbyllur aventurën e tij me Feronikelin, mirëpo jo edhe me futbollin kosovar. Shkupjani 29-vjeçar ka pranuar ofertën e skuadrës së Dritës së Gjilanit, aty ku do të gjejë për trajnerit bashkëqytetarin e tij, Ardian Nuhiun, njofton “infOSport.mk”.
Simonovski skuadrës nga Drenasi iu bashkua nëntorin e vitit 2020, ndërsa edicionin e kaluar me fanellën “bardhegjelbër”, në 20 ndeshje kamionale, arriti të shënojë plotë 12 gola.
Pikërisht efikasiteti i tij i lartë, por edhe CV e pasur, bënë që drejtuesit e Dritës të bëjnë për vete atë. Simonovski me Dritën ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Simonovski karrierën e tij e kishte nisur te Vardari, për të vijuar më pas edhe te Napredoku dhe Metalurgu, nga e cila skuadër në vitin 2014-të ishte transferuar në Rusi te skuadra e Amkar. Rnk Split ishte destinacioni i tij i rradhës për të vijuar më pas në Kazakistan te skuadrat si Zhetysu dhe Shakhter K.
Momentet e tij më të mira në karrierë i kaloi në Finlandë te skuadra e Lahti, për të cilën në 32 ndeshje kishte realizuar 13 gola, ndërsa nga janari i vitit 2018-të është pjesë e futbollit rumun, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të Sepsi dhe Voluntari, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Marko Simonovski ka zhvilluar 87 ndeshje, duke realizuar edhe 21 gola.