Ish-futbollisti i Slloga Jugomagnatit, Nderim Nexhipi, është emëruar drejtor sportiv i Ballkanit. Nexhipi së fundmi ka ndarë rrugët me Kukësin, ndërsa nuk ka pritur shumë, dhe tashmë po të njëjtin post, atë të Drejtorit Sportiv, do ta luaj te skuadra e njohur kosovare e Ballkanit nga Suhareka.
Ndërsa në këtë klub kontribut ka hyrë për të dhënë edhe afaristi nga Suhareka, Shyqyri Hoxha, i cili përvojën e të bërit biznes dëshiron ta kultivoj në skuadrën e Ballkanit, që edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar do të kërkojë që të fitojë ndonjë trofe. (infOSport.mk)