Hungaria ka arritur një barazim të madh 1:1 përballë kampionëve të Botës, Francës, njofton “infOSport.mk”. Para 60 mijë tifozëve të pranishëm në Budapest, vendasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe në fund merituan pikën e fituar.
Atila Fiola pak para fundit të pjesës së parë kaloi në epërsi Hungarinë, derisa golin e barazimit për “gjelat” e realizoi Antuan Grizman në minutën e 66-të.
Pas këtij barazimi, Franca kryeson grupin me 4 pikë, derisa Hungaria morri pikën e parë. Pak më vonë në ndeshjen tjetër të grupit F, Portugalia do të përballet me Gjermainë në ndeshjen më interesante të ditës. (infOSport.mk)