Bujar Shabani është përforcimi i rradhës i FC Shkupit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që ditë më parë, ndërsa i njëjti tashmë edhe zyrtarisht është prezantuar nga drejtuesit e klubit shkupjan, që në sezonin e ri futet me ambicie edhe më të mëdha, që më në fund ti jep fund dominimit të Shkëndijës.
Shabani luan si mesfushorë difenziv, ndërsa te FC Shkupi vjen nga rradhët e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër edicionin 2019/2020 ishte shpallur kampion.
Shabani para se ti bashkohej Dritës verën e vitit 2017-të, luante edhe me Feroikelin, Skënderbeun dhe Ferizajin, aty ku edhe e kishte nisur karrierën profesionale.
Shkupi dhe Shabani janë dakorduar për kontratë një vjeçare, ndërsa tani më ai është së bashku me klubin në Ohër dhe po vijon përgatitjet e plota me ekipin, teksa kishte debutuar në ndeshjen me Partizanin.
Kujtojmë se Bujar Shabani është përforcimi i gjashtë, pasi më parë në klub kanë ardhur edhe Fisnik Zuka, Blerton Sheji, Tome Kitanosvki, Kire Markovski dhe Konstanin Çeshmexhiev. (infOSport.mk)