Sot do të zhvillohen tre sfida të tjera të fazës së grupeve në kuadër të EURO 2020. Ndeshja e parë (15:00), është ajo e grupit F, aty ku Franca do të futet si favorite përballë Hungarisë. “Gjelat” janë favorit dhe synojnë suksesin për tu kualifikuar për raundin tjetër.
Në orën 18:00 në stadiumin “Allianz Arena” do të luhet finalja e parakohshme e këtij kompeticioni, Portugali-Gjermani. Kombëtarja luzitane vjen pas fitores ndaj Hungarisë dhe kërkon kualifikimin për më tej ndaj një Gjermanie që ende nuk e ka arritur suksesin e parë në këtë kompeticion, por do ta tentojë sot për t’i mbajtur ende gjallë shpresat dhe për të evituar një dështim të madh.
Ndërkohë dita e sotme mbyllet me një tjetër super ndeshje, këtë herë nga grupi E, aty ku mejdanin do të ndajnë Spanja dhe Polonia. Të besuarit e Luis Enrikes në ndeshjen e parë barazuan pa gola ndaj Suedisë, ndërsa sonte kërkojnë triumfin e parë në këtë turne. Kjo vlen edhe për kombëtaren polake e cila synon fitoren e parë me një kundërshtar jo të lehtë siç janë “iberikët”.