Argjentina ka regjistruar fitoren e saj të parë në kuadër të edicionit të sivjetshëm të “Copa America”, pasi pak më parë në kuadër të grupit A me rezultat minimal 1:0 mundi rivalin e përjetshëm, Uruguain, njfoton “infOSport.mk”.
Derbi i pritur spektakolar nuk ndodhi, përkundrazi, ndeshja ishte mjaft e dobët për sa i përket pozicioneve të golit para të dy portave.
Megjithatë “gauçosët” ishin më konkret, sidomos në minutën e 13-të, kur me anë të Guido Rodrigez gjetën rrjetën.
Ky gol në fund u tregua edhe si vendimtarë në marrjen e 3 pikëve të Argjentinës, që me 4 pikë udhëheq renditjen në grupin A, bashkë edhe me Kilin, që mbrëmë vonë mundi me po të njëjtin rezultat (1:0), Bolivinë. (infOSport.mk)