Xhanluixhi Bufon është rikthyer te Parma, nga aty ku karriera e tij morri tatëpjetësen.
Bufon ka refuzuar plotë 5 klube për t’iu bashkuar Parmës. Ai në këtë rast dëgjoi zemrën e tij, pasi i ka borxh shumë kësaj skuadre, nga e cla në vitin 2001 ishte transferuar te Juventusi.
Me Parmën, Bufon do të garojë në Serie B, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë për legjendën e futbollit italian dhe atij botëror që do të luaj në këtë rang garash, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe me Juventusin, kur kjo skuadër ishte skualifikuar nga Federata Italiane e futbollit për shkak rastit të famshëm “Kalçiopoli”.