Statistika interesante, asnjë nga lojtarët e grumbulluar nga Lëv nuk ka shënuar në një Europian

* Asnjë nga lojtarët që janë grumbulluar nga trajneri Joakim Lëv nuk ka shënuar ende në një Europian. Një fakt sa i çuditshëm ky dhe i vërtetë.

* Franca dhe Gjermania janë përballur vetëm një herë për një ndeshje të Europianit. Kjo ndodhi në 2016 në gjysmëfinale, e cila u fitua 2:0 nga “Gjelat”.

* Shumë ndryshe kanë qenë përballjet në Botëror të cilat janë fituar nga gjermanët. Nga katër ndeshje të luajtura, 3 janë fituar nga “Pancerat” dhe një ndeshje nga francezët. Këto dy skuadra janë përballur edhe dy herë në ligën e kombeve me një ndeshje të fituar nga Franca dhe një ndeshje e ndarë në barazim.

* Trajneri i Francës, Didie Deshamp, do të bëhej trajneri i parë në histori që do të fitonte Kampionatin Botëror dhe Europian si trajner dhe lojtar me kombëtaren e tij.

* Për Joakim Lëvin do të jetë ndeshja e 18-të si trajner në një Europian. Një rekord absolut ky për një trajner. Lëv ka udhëhequr kombëtaren e gjermane deri në gjysmëfinale pesë nga gjashtë herët që merrte pjesë, përveç turneut në Rusi kur Gjermania nuk arriti të dilte nga faza e grupeve.

* Gjermania nuk ka humbur asnjë ndeshje debutuese të Europianit. Në 12 ndeshjet hapëse, gjermanët kanë 7 fitore dhe pesë barazime. Ishte viti 1972 kur “Pancerat” fituan 2:1 në ndeshjen e parë të Europianit ndaj Belgjikës. Në Europiani e fundit, skuadra e Joakim Lëv fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2:0 ndaj Ukrainës.

* Leroi Sane dhe Timo Verner nuk kishin lindur ende kur skuadra e Gjermanisë fitoi Europianin e fundit në vitin 1996 në Uembli. Në atë kohë “Pancerat” mundnin në finale Republikën Çeke me rezultatin 2:1, golin e fitores e shënonte Oliver Bierhof duke i dhenë trofeun e fundit skuadrës gjermanë në Europë.

 

Leave a Reply