Futbollisti serb me nënshtetësi austriake Marko Arnautoviç, është dënuar nga UEFA pasi ofendoi futbollistin shqiptar Ezgjan Alioskin në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Austri.
Arnautoviç është suspenduar me një ndeshje moslojë.
Futbollisti i përfaqësueses së Austrisë me origjinë serbe, kërkuar falje për ofendimin e bërë ndaj Alioskit, duke e sharë futbollistin e ekipit përfaqësues të vendit tonë me nënën shqiptare, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i shpëtuar dënimit.