Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër këtu në Bukuresht të Rumanisë do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e dytë të grupit C në Kampionatin Europian. Ekipi përfaqësues pasditën e kësaj të mërkure zhvillon përgatitjet e fundit për këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Seleksionuesi Igor Angellovski ka në dispozicion për lojë të gjithë futbollistët dhe mbetet të vendos 11-shen më të mirë kundër ukrainasve. Nga testimet e bëra për Kovid-19, të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ dhe të gjithë ndjehen të gatshëm për lojë për të dhënë më të mirën nga vetja.
Sa i përket përfaqësues Ukrainës, e njejta udhëhiqet nga ish-futbollisti i njohur Andrej Shevçenko, me ekipin që është i përbërë me futbollistë cilësorë që shumica prej tyre luajnë në dy skuadra të forta si Shaktjor Doneck dhe Dinamo Kiev, ndërsa veçohen dy futbollistët që vijnë nga Premieriliga angleze si Zinçenko i Mançester Sitit dhe Jarmolenko i Uest Hemit.
Një ditë para kësaj sfide, qyteti i Bukureshtit vazhdon të ketë atmosferë të bukur me tifozë nga vendi jonë, por edhe nga Ukraina që kanë ardhur nga sot për të mbështetur përfaqësuesen e tyre në këtë Europian.
Ndeshja Ukrainë – Maqedoni e Veriut luhet nesër në stadiumin nacional arena të Bukureshtit, duke nisur nga ora 15:00.