Kristian Eriksen ndodhet i shtruar në spital pas atakut kardiak që pësoi në fushë në sfidën ndaj Finlandës.
Përveç mbështetjes në rrjetet sociale, tifozë të Danimarkës kanë menduar ta surprizojnë mesfushorin duke u shpalosur banderola me ermin e tij në ambientet e jashtme të spitalit.
“Kristian Eriksen, një për të gjithë dhe të gjithë për një”, shkruhet në banderolën e tifozëve daneze.
Gjendja e mesfushorit të Interit raportohet më e mirë dhe e qëndrueshme teksa dilema është se çfarë e shkaktoi atë kolaps në fushën e lojës.