Shënuan dy gola, por vetëm një autogol ju siguroi fitoren “gjelave” ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Kampionja e Botës në fuqi, Franca e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Euro 2020, aty ku shihet si një ndër skuadrat pretendente për titull, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Deshamp ishte më e mirë se Gjermania sonte në “Allianc Arena” në Munih, ndërsa vetëm një autogol ju mundësoi atyre fitoren ndaj “pancirëve” që rikuperimin e pikëve do të duhet ta kërkojnë në ndeshjet e rradhës kundër Hungarisë, gjegjësisht Portugalisë.

Momenti vendimtarë i ndeshjes ndodhi në minutën e 20-të, kur Mats Humels në tentativë për të pastruar rrezikun, shënoi në rrjetën e Manuel Nojer.

Beteja në “Allianc Arena” u tregua shumë e vështirë për arbitrin kryesor Karlos del Sero Grande dhe asistuesit e tij, përfshirë këtu edhe ata nga VAR.

Ata në dy raste anuluan dy golat e “gjelave” për shkak pozitës jashtë loje, derisa njëherë anashkaluan një situatë të diskutueshme për një penallti ndaj Killian Mbape. Ndërkohë traversa ishte aleate e Manuel Nojer, pas një goditje të Adrien Rabio. Diskutime pasti edhe në fundin e pjesës së parë, kur Antonio Rüdiger i Gjermanisë dukej se kafshoi francezin, Poll Pogba, por që gjithçka përfundoi pa ndonjë gjë më serioze.

Me këtë ndeshje sonte u mbyll faza e parë në grupe, me Portugalinë e Ronaldos dhe Francën që kryesojnë grupin “F” me nga 3 pikë.

Leave a Reply