Sabit Bilali atë që nuk e bëri me FC Shkupin, dëshiron ta bëjë me Shkëndijën. Dëshira për të qenë kampion i Maqedonisë së Veriut, ka shtyrë Bilalin që të pranojë ofertën e kampionëve të Shkëndijës, me të cilët ka arritur marrëveshje 3-vjeçare.
“Të jem këtu është ndjenjë e veçantë. Shkëndija është emër i madh në futbollin tonë dhe kohëve të fundit ka shënuar suksese edhe në Evropë. Jam i nderuar të bëhem pjesë e ekipit kampion dhe premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, – është shprehur Sabit Bilalli, pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.
Bilalli karrierën e kishte nisur te moshat e skuadrës gjigande kroate të Dinamo Zagrebit. Pas një përvoje me Luckenëalde-n në Gjermani, Bilalli kishte vendosur të vjen në elitën e futbollit në Maqedoni, ku është paraqitur edhe me Makedonija Gj. P. dhe Gostivarin, ndërsa është kjo hera e dytë që nënshkruan me “kuqezinjtë” nga Tetova, pas janarit të vitit 2018-të, kur në Tetovë qëndroi vetëm një muaj. (infOSport.mk)