Renova vazhdon të jetë aktive në merkato, vjen edhe përforcimi i tretë

Renova vazhdon të jetë aktive në merkato, teksa gjatë ditës së sotme “gjipspunuesit” kanë firmosur kontratë një vjeçare me mesfushorin e Sileksit, Viktor Serafimovski, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar, që është prodhim i shkollës së Vardarit, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur gjithashtu edhe për skuadrat si, EuroMilk, Ljubanci, Makedonija GJ.P dhe Bellasica.

Serafimovski edicionin e fundit me Sileksin zhvilloi 28 ndeshje kampionale, ndërsa në përgjithësi në elitën e futbollit vendor numëorn 114 ndeshje.

Shkupjani 25-vjeçar bëhet futbollisti i tretë që i bashkohet Renovës në këtë afat kalimtarë të verës, pas portierit Igor Aleksovski dhe mbrojtësit, Antonio Ilieski. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply