Është hedhur shorti për ndeshjet e “Europe Conference League”, aty ku marrin pjesë edhe 8 skuadra shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj numri i shumtë i skuadrave shqiptare pjesëmarrëse në këtë event, na solli edhe dy përballje mes tyre, edhe atë përballjen me FC Shkupit nga Maqedonia e Veriut dhe KF Llapit nga Kosova, ndërsa një përballje tjetër shqiptare, do të jetë edhe ajo midis ekipit të KF Deçiç nga Mali i Zi dhe Dritës së Gjilanit nga Kosova.
Struga Trim Lum, ndryshe debutuese në garat europiane, për kundërshtarë në raundin e parë eliminatorë të “Europe Conference League” do të ketë skuadrën letoneze të Liepaja, ekipi i tretë përfaqësues i Maqedonisë, Sileksi do të luaj me ekipin e Petrokub nga Moldavia, ndërkohë tre skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë do të luajnë me këta kundërshtarë.
Laçi do të luaj me ekipin malazez të Podgoricës, Vllaznia do të luaj me Shiroki Brijeg nga Bosnje e Hercegovina, ndërkohë Partizani për kundërshtarë do të ketë ekipin e Sfintul Gheorghe nga Moldavia.
Ndeshjet e para në kuadër të kompeticionit më të ri të UEFA-s, në nivel klubesh në program janë me datë 8 korrik, ndërkohë ato kthyese me 15 korrik. (infOSport.mk)