Skuadra kampione e Shqipërisë, Teuta, ka mësuar kundërshtarin për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampioneve.
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur durrsakët përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol.
Ndeshjet e para që janë parashikuar të luhen më 6 ose 7 korrik dhe ato të kthimit më 13 ose 14 korrik. Skuadra shqiptare ndeshjen e parë do e luaj si vendase, ndërsa ajo e kthimit do luhet në Moldavi një javë më vonë.