Kili sërish tregohet kockë e fortë për Argjentinën e Messit (VIDEO)

Argjentina avansoi përmes një perle të vërtetë të Lionel Messit gjatë pjesës së parë, mirëpo sërish nuk arriti të mund Kilin, ndaj së cilës kombëtare së fundmi ka humbur dy finalet në kuadër të “Copa America”, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ndeshja e sotme midis Argjentinës dhe Kilit, ishte e para në kuadër të grupit A në Copa America 2021, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 1:1.

Super ekzekutimi i Lionel Messit nga gjuajtja e lirë në minutën e 33-të i dha avantazhin Argjentinës, ndërkohë golin e barazimit, Kili e gjeti vetëm në pjesën e dytë.

Në minutën e 57-të arbitri kryesor pas rishikimit të VAR tregoi në pikën e bardhë pas një ndërhyrje ndaj Arturo Vidal. Pikërisht ky i fundit morri përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltinë e akorduar, mirëpo goditja e tij u prit nga portieri argjentinas Martinez, i cili ishte i pafat, kjo pasi Vargas në vazhdim të aksionit me kokë shënoi në rrjetën e zbrazët për barazim të rezultatit në 1:1.

Argjentina sërish morri në kontroll lojën, sulmonte, krijonte raste, mirëpo të gjitha pa finalizim, ashtu që në fund ndeshja u mbyll me barazim.

Me fillim në ora 02:00 do të luhet edhe ndeshja e dytë e grupit A midis Paraguajit dhe Bolivisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply