Jasir Asani është tashmë lojtar i Kisvardës në elitën hungareze, teksa shpreson që falë performancave të tij, të marrë edhe një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë.
Ftesë të cilën ish-lojtari i Partizanit e pret prej kohësh, ndërsa së fundmi duket edhe i lodhur nga pritja e gjatë. Në një prononcim për emisionin Euro Dribling, Asani e pranon se nëse e fton e para Maqedonia e Veriut, atëherë do ta mendonte.
“Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdh ftesa e Shqipërisë. E pranova me qef se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria. Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë”, u shpreh Asani.