Bashkimi i Kumanovës bënë goditjen e parë në merkato

Bashkimi i Kumanovës gjatë ditës së sotme ka bërë edhe goditjen e parë në merkato. Skuadra e njohur shqiptare, ndryshe fituese e Kupës së Maqedonisë së Veriut, por që aktualisht garon në ligën e tretë – Veri, shpreson në një sezon më të suksesshëm se edicionin e kaluar, të cilin e mbylli në pozitën e 11-të, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj ata merkaton për sezonin e ri e kanë nisur që tani, ndërsa emri i parë që përforcon rradhët e Bashkimit, është sulmuesi Samir Krutaj.

Bëhet fjalë për një futbollistë që është prodhim i Bashkimit, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrën e Goblen, kur kjo skuadër garonte në Ligën e Dytë.

Pikërisht synimi i Samir Krutaj, është që me Bashkimin e tij të luajnë në Ligën e Dytë dhe dalëngadalë të rikthehet aty ku edhe e ka vendin, në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply