Renova transferon portierin e FC Shkupit!

Renova brenda një dite ka bërë dy prezantime të reja, duke nisur nga porta dhe më pas edhe reparti i mbrojtjes, dy reparte këta që çaluan edicionin e kaluar dhe bënë që skuadra nga Xhepçishti vetëm përmes balotazhit të sigurojë ekzistencën në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.

Hadis Velii, i cili bashkë me Remzifaik Selmanin ishin më të merituarit për atë fitore ndaj Ohrid Lihnidos, do të ketë tashmë një konkurrent serioz në portë, pasi sot drejtuesit e Renovës firmosën kontratë me portierin e FC Shkupit, Igor Aleksovski.

Siç mëson “infOSport.mk”, Aleksovski me Renovën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njëjtë sikurse edhe mbrojtësi Antonio Ilieski, që erdhi nga rradhët e Korabit.

Ndryshe, portieri Aleksovski është një fëmijë i Makedonija Gj.P., i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Vardarin, ndërsa në elitën e futbollit vendor numëron 73 paraqitje.

Aleksovski edhe pse ka munguar një kohë të gjatë nga fushat e futbollit, 3 muajt e fundit ai ka punuar me një ngarkesë 100%, ashtu që i njëjti do i bahskohet Renovës që nga fillimi i përgatitjeve, që startojnë me 21 qershor. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply