Renova përforcon mbrojtjen, bënë pazar te Korabi

Renova gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe blerjen e parë në prag të sezonit të ardhshëm në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Xhepçishti para pak minutash ka zyrtarizuar mbrojtësin e Korabit, Antonio Ilieski, i cili bëri një sezon të mirë me skuadrën shqiptare në Ligën e Dytë – Perëndim, edhe pse për shkak të një dëmtimi mungoi për një periudhë bukur të mirë nga fushat e blerta.

Ndryshe, 24-vjeçari Ilieski i lindur në Gostivar, gjatë karrierës së tij gjithashtu kishyte luajtur edhe me ekipin e Gostivarit,pastaj EuroMilkut, Makedonija GJ.P dhe Tikveshit, nga e cila skuadër verën e vitit 2020 ishte transferuar te Korabi.

Ilieski te Renova pritet të mbush boshllëkune krijuar pas largimit të mbrojtësit, Arben Tafa.

Kujtojmë, përveç struganit Tafa, nga Renova u larguan edhe Alush Gavazaj, Alen Jasharoski dhe Bashkim Veliu, ndërkohë u konfirmuan Xhelil Abdulla, Burim Sadiku dhe Argjent Gafuri, lojtarë këta që vazhduan kontratat e tyre me Renovën. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply