Me shumë gjasa nuk do të ketë një tjetër bashkim mes Ançelotit dhe Hames Rodrigez. Fantazisti kolumbian u transferua verën e kaluar nga Real Madridi te Evertoni, dhe tani me rikthimin e trajnerit italian në Spanjë, janë shtuar zërat për të njëjtën lëvizje edhe të Hames.
29-vjeçari nuk mohoi një gjë të tillë, por tha se do t’i pëlqente të qëndronte edhe një vit tjetër në Premierligë te skuadra e Everton.
Vetëm nëse “mbretërit” do të largonin disa lojtarë të tepërt në verë, atëherë drejtuesit do të plotësonin dëshirën e Ançelotit për të patur sërish kolumbianin në skuadër.