Ardian Cuculi, një emëri i njohur në futbollin vendor, një ish reprezentues i Maqedonisë së Veriut, duke folur për ndeshjen e ekipit përfaqësues të vendit tonë kundër Austrisë, ka folur edhe për trajnerin Angellovski. Sipas tij, seleksionuesi aktual i Maqedonisë së Veriut pas këtij europiani do të zëvendësohet nga Bllagoja Milevski.
“Angellovski pas këtyre 3 ndeshjeve do të ik, kjo është më se e qartë. Vendin e tij dihet tashmë kush do e marrë, është Bobi Milevski, kreatori i kësaj përfaqësuese të Maqedonisë, pasi thjeshtë ky reprezentacion është prodhim i tij” – tha Ardian Cuculi në emisionin sportiv “Golazo” të drejtuar nga Alban Xhihani.
Kujtojmë Cuculi aktualisht është pjesë e Dritës së Gjilanit, ndërkohë i njëjti me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë numëron 6 ndeshje.