I tillë ishte viti. Disa do të thonë i padrejtë, por për futbollin e Maqedonisë historik.
Disa do të thonë i rëndë, por për futbollin e Maqedonisë madhështor. Për disa i tmerrshëm dhe tragjik, për futbollin e Maqedonisë, unik. Për shumicën prej nesh, një vit luftarak. Për futbollin e Maqedonisë viti i krenarisë dhe lavdisë.
Disa histori thjesht më mirë tregohen nëse fillojmë nga fundi!
Fituam pasi i thamë vetes se jemi fitues.
Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë u kualifikua në Kampionatin Europian.
Bëhuni krenar, sepse kjo është koha kur gjigandët e futbollit të Maqedonisë ecin për tokë.
Asnjeherë deri më tani futbolli i Maqedonisë nuk ka përjetuar një shpërthim të tillë. Ato emocione nga Gjeorgjia nuk mund të krahasohen me asgjë deri më tani. Ato ishin të sinqerta dhe thjesht vinin nga i gjithë vendi ynë si një reagim ndaj gjithçkaje që na ndodhi në futboll gjatë viteve të kaluara.
Kjo është një ekstazë kolektive, madje edhe gjatë një kohe pandemie, emrat e futbollistëve të Maqedonisë u kënduan për herë të parë në rrugët e Shkupit.
Në shoqërinë tonë, atë që institucionet e kishin të pamundur për ta bërë, maqedonasit, shqiptarët, turqët e romët janë të bashkuara kuër bëhet fjalë për përfaqësusen e futbollit. Kjo duhet të mbetet shembull për mënyrën se si të gjithë ne duhet të sillemi.
Në fitore apo humbje – një Maqedoni të tillë e duam. Dhe jo vetëm të futbollit.
Ne kurrë nuk kemi qenë kampionë të Evropës. Por asnjëherë nuk kemi qenë më afër kësaj ndjenje në kokë sesa këto ditë para Kampionatit Evropian.
Dhe pavarësisht se çfarë do të ndodhë, askush nuk mund ta na merr këtë ndjenjë dhe këtë fuqi nga ne. As kjo Maqedoni e futbollit. Të sigurt. E fuqishme. Optimiste.
Kjo është një fitore për të gjithë ata që kanë veshur fanellën e Maqedonisë të paktën një herë në jetën e tyre. Dhe të gjithë meritojnë merita për këtë moment historik. Nga e pari deri tek i fundit.
Si Federatë e futbollit të Maqedonisë jemi të sigurt se futbollistët edhe në ndeshjet e Kampionatit Europian do të japin gjithçka ngavetja që ta ngritin futbollin e Maqedonisë në në nivele të reja dhe më të larta, dhe nga e para të tregojnë se ne i përkasemi më të mirëve në Europë.
Ndërsa ne do të jemi së bashku me ata me shumë tifozë tjerë dhe me zemër do ti mbështesim. Në të njejtën kohë, besojmë, shpresojmë dhe dëshirojmë që futbollistët tanë me lojën dhe angazhimin e tyre do të na gëzojnë dhe do të na bëjnë krenar.
Ne jemi shtet i vogël, por kemi ëndrra të mëdha.
Stole, Riste, Damjan, Visar, Egzon, Kire, Stefan, Darko, Gjoko, Ezgjan, Enis, Arijan, Boban, Stefan, Elif, Tiho, Daniel, Marjan, Ferhan, Darko, Goran, Ivan, Milan, Ace, Kërste, Vlatko .. shijoeni, bëni më të mirën tuaj.
Përpara Maqedoni!