Nuk kanë fund incidentet në Europian, tifozi bie nga shkallët e stadiumit dhe dërgohet në spital

Kampionati Europian e ka ulur pak ritmin e tij, pas rastit serioz të mesfushorit danez Kristian Eriksen, i cili pësoi atak kardiak në fushë në ndeshjen e djeshme ndaj Finlandës.

Ndërkohë një tjetër incident ka ndodhur ditën e sotme në sfidën midis Anglisë dhe Kroacisë, që u zhvillula në stadiumin Uembli.

Kësaj radhe protagonist është bërë një tifoz i cili ka rënë nga lartësia brenda stadiumit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët e tmerruar rrëfyen tmerrin për gazetën angleze ‘’Standard.uk’’ duke u shprehur se tifozi ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe ishte pa ndjenja deri në momentin që ambulanca mbërriti dhe e dërgoi në spital.

Lajmi e konfirmoi dhe vetë zëdhënësi i stadiumit të Uemblit i cili u shpreh:

”Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribuna para fillimit të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Uembli. Tfiozit iu dha kujdes mjekësor dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht’’, u shpreh zëdhënësi i stadiumit.

Leave a Reply