Maqedonia e Veriut debuton me disfatë në Euro 2020 (VIDEO)

Maqedonia e Veriut ka debutuar me disfatë në një event të madh futbollistik, siç është europiani që po zhvillohet tani, edhe atë për herë të parë në 11 shtete të ndryshme nëpër Europë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse para nisjes së këtij kampionati vërehej një optimizëm i madh në rradhët e “verdhekuqve”, në fund ata pësuan disfatë 3:1 ndaj Austrisë, që taktikisht doli të jetë skuadër më e mirë se Maqedonia e Veriut.

Një gabim në mbrojtjen e ekipit përfaqësues të vendit tonë ju mundësoi austriakëve që të kalonin në avantazh në minutën e 18-të me anë të Stefan Lainer. Kundërpërgjigjja nga ana e Maqedonisë së Veriut erdhi 10 minuta më pas, kur Goran Pandev doli të jetë më i gjindshëm në zonën kundërshtare dhe me shumë qetësi në ato momente barazoi shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pjesa e dytë foli në tërësi për austriakët të cilët shënuan dy gola, që ishin prodhim i dy futbollistëve që erdhën nga bankina.

Mihael Gregoritsh, sulmuesi i Augsburgut në minutën e 78-të shënoi golin e epërsisë (2:1), derisa Marko Arnautoviç një minutë para fundit të takimit shfrytëzoi edhe një gabim tjetër në mbrojtjen e skuadrës së Angellovskit, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Austria 3, Maqedonia e Veriut 1. Ndeshjen e rradhës të përzgjedhurit e Angellovskit do ta zhvillojnë me 17 qershor kundër Ukrainës, sërish në Bukuresht, ndërkohë sonte me fillim në ora 21:00, Holanda do të luaj kundër Ukrainës, për të mbyllur ndeshjet e raundit të parë në kuadër të grupit “C”. (infOSport.mk)

Leave a Reply