Futbollistët shqiptarë prej vitesh kanë filluar të lënë gjurmë në Europë, por jo vetëm. Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë një numër i konsiderueshëm futbollistësh me origjinë shqiptare, duke treguar cilësitë e tyre nëpër kompeticione të rëndësishme ku marrin pjesë.
Helvetikën nuk shkuan më shumë se barazimi 1:1 me Uellsin, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, të EURO 2020.
Goli i shënuar nga zvicerianët kaloi nga këmbët e Xherdan Shaqirit. Ishte lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën, ai i cili krosoi për Embolo, që më pas do të shënonte me kokë.
Pas këtij rasti statistika mbresëlënëse janë zbuluar nga mediat europiane për Shaqirin. Siç raportojnë mediat europiane, Xherdani është i përfshirë në 50% të golave të shënuar nga kombëtarja e Zvicrës në 4 turnetë e fundit, duke përfshirë Europianin dhe Botërorin.
Duket se 29-vjeçari është prezent në gjysmën e golave duke qenë kështu një protagonist i padiskutueshëm te Zvicra me golat dhe asistet e tij.
Kjo tregon varësinë që Zvicra ka ndaj futbollistit shqiptarë të Liverpulit, ku si për ironi të fatit pas daljes së Shaqirit nga loja, Uellsi arriti të barazojë ndeshjen me anë të Muur.