Austria shënon e para, Maqedonia kundërpërgjigjet me kapitenin Pandev (VIDEO)

30 minutat e para në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Austri kanë dhuruar dy gola, edhe atë nga një në secilën anë, njofton “infOSport.mk”.

Të parët që avansuan në këtë ndeshje ishin austriakët, kur në minutën e 18-të Lajner duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtësve të Maqedonisë së Veriut nga shtylla e dytë shënoi golin e parë në rrjetën e Dimitrievskit.

Golin e barazimit Maqedonia e Veriut e gjeti në minutën e 28-të, falë gjindshmërisë së Goran Pandev, i cili në ao momente shënoi golin e barazimit.

Për kapitenin Pandev ishte ky goli i 38-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen e tij të 120-të, duke plotësuar ëndërrën e tij që të shënojë edhe në një europian me fanellën “verdhekuq”. (infOSport.mk)

Leave a Reply