Ndeshja e anuluar Danimarkë-Finlandëm në ora 19:45 merret vendimi nëse e njëjta rifillon!

Kristian Eriksen i ka trembur të gjithë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Ai ka rënë pa ndjenjë në tokë dhe në fushë kanë zbritur mjekët.

Momente paniku, lojtarët dhe tifozët u panë në lot në ato momente.

Gjendja e danezit duket disi më e mirë, në fushë u fut edhe partnerja e tij. Ajo shikohet duke u qetësuar nga Kjaer dhe portierin Shmajhell.

UEFA, duke parë situatën e krijuar, vendosi të pezullojë ndeshjen Danimarkë-Finlandë, që kishte nisur prej orës 18:00, ndërkohë që së fundmi po nga UEFA thuhet se në ora 19:45 do të merret vendimi përfundimtarë, nëse kjo ndeshje do të rifillojë sonte.

Deri në minutën e 42-të, rezultati aktual ishte 0:0.

 

Leave a Reply