Romelo Lukaku realizoi dy gola, ndërsa Belgjika shënoi fitore 3:0 në ndeshjen e parë të grupit “B” në kuadër të Euro 2020 ndaj kombëtares së Rusisë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja u zhvillua në Shën Petersburg, mirëpo edhe kjo nuk i ndihmoi ekipit kombëtar rus, të cilët nuk arritën të vijnë në shprehje në asnjë moment përballë belgëve të disponuar për lojë.
Lukaku hapi serinë e golave në minutën e 10-të, ndërsa futbollisti i inkuadruar nga bankina, Toma Munier në minutën e 34-të dyfishoi rezultatin në favor të Belgjikës.
Pak para fundit të takimit, sulmuesi i Interit, Romalo Lukaku shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën, që në këtë mënyrë kryeson grupin “B”, kjo për shkak gol-averazhit më të mirë ndaj Finlandës, që më herët mundi Danimarkën me reuzltatin minimal 1:0.
Trajneri i ekipit kombëtar rus largoi nga loja Çerishevin në minutën e 63-të, edhe përkundër faktit se i njëjti ishte inkuadruar në lojë nga bankina gjatë pjesës së parë.
Pak më vonë në lojë te Belgjika hyri edhe Eden Hazard, i cili zëvendësoi sulmuesin Mertens.
Vertongen kishte probleme me kyçin e këmbës dhe gjithashtu u zëvendësua. Rusët nuk arritën të krijojnë raste deri në fund të takimit, ndërsa belgët ruajtën forcat e tyre për ndeshjet e rradhës. (infOSport.mk)