Belgjika e ka nisur në mënyrën më të mirë Europianin e këtij viti, duke mundur Rusinë në ndeshjen e parë të grupit “B” me rezultatin 3:0.
Ishte kjo një ndeshje e dominuar në të gjitha aspektet nga kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez.
Romelu Lukaku shënoi dy gola, derisa Meunier shënoi golin e dytë për belgët.
Pas ndeshje Lukaku deklaroj se e ka pasur vështirë të motivohet pas atij rasti që i ndodhi bashkëlojtarit të tij te Interi, Kristian Eriksen, duke thënë se ka qarë shumë pas ndeshjes dhe se shpreson të takoj shumë shpejtë Eriksenin.
“Kam qarë shumë para ndeshjes, e kam pasur të vështirë të motivohem. Do të takohem me Eriksen, shpresoj se ai është jashtë rrezikut, shpresoj të shërohet shpejt. Lutjet e mia janë me të”, tha Lukaku.
Belgjika renditet në vendin e parë në Grupin e saj me 3 pikë, po aq sa ka edhe Finlanda që e mundi Danimarkën me rezultatin minimal 1:0.