Ja si gjermanët e mbështesin danezin, Eriksen!

Gjendja shëndetësore e Kristian Eriksen është tema e ditës së sotme në kuadër të “Euro 2020”, aty ku sot në program ishin 3 ndeshje.

Ndeshja e parë ishte ajo midis Uellsit dhe Zvicrës, që u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa ndeshja e dytë midis Danimarkës dhe Finlandës zgjati plotë 3 orë e gjysmë, ndërsa e gjithë vëmendjen morri rënia në tokë e Kristian Eriksen në minutën e 42-të.

Futbollisti danez i Interit kishte pësuar një sulm në zemër, duke luftuar me jetën për disa minuta në fushën e blertë, që më pas nëspital të stabilizohet dhe të del fitimtarë.

Futbollistët e Kombëtares gjermane kanë mbështetur në mënyrë fantastike Eriksenin, i cili tani është në gjendje stabile.

I tërë ekipi i Gjermanisë ka bërë një foto të përbashkët, teksa në prapaskenë vërehet fotoja gjigande e Kristian Eriksen. Vërtetë një gjest shumë i mirë ky i “pancerëve”, që meriton shumë respekt.

Ndryshe, Finlanda në këtë ndeshje regjistroi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Xhoel Pohjanpalo pas një ore lojë.

Leave a Reply