Futbollisti tetovar Bashkim Velija për herë të parë në karierë do të luajë jashta vendit. Mbrojtësi ka firmosur kontratë 1 vjeçare, me opsion rinovimi me Laçin e Shqipërisë që do të përfaqësojë vendin në eliminatoret e UEFA Conference League. Meritat për realizimin e kësaj lëvizje nga Renova e Xhepçishtit te Laçi shkojnë në adresë të agjensionit për menaxhment “Tetovo Football Managment” me drejtor Vedut Rustemin. “TFM” e themeluar kohë më parë dhe që në këtë rast përfaqëson futbollistin Bashkim Velija, kanë mbyllur me sukses negociatat me drejtuesit e Laçit, duke mbyllur me sukses këtë “operacion”. Për mbrojtësin 27 vjeçarë kjo do të jetë eksperienca e parë jashta vendit, pasi për 9 sezone me rradhë ishte pjesë e Renovës.