UEFA detyron Ukrainën ta ndryshojë fanellën për “Euro 2020”

UEFA ka detyruar Kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën me të cilën kishte planifikuar të paraqitet në ndeshjet e “Euro 2020”. Në fanellën e Ukrainës, shihet e qëndisur harta e shtetit ku poshtë mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.

Kjo ka bërë që Rusia të protestojë ashpër ndaj këtij vendimi, pasi në vitin 2014 e kishte aneksuar Krimenë duke e bashkuar me Federatën Ruse.

Kështu, UEFA ka urdhëruar ndryshimin e fanellës pasi e ka konsideruar atë si sllogan politik dhe kundër etikës sportive.

Tani, Ukraina do të duhet ta heqë hartën nga fanellat e saj në mënyrë që të vazhdojë paraqitjen në “Euro 2020”.

Kujtojmë Ukraina bënë pjesë në grupin “C”, së bashku edhe me Maqedoninë, Austrinë dhe Holandën. Ndeshjen e parë në këtë europian ekipi i Andrij Shevçenkos, do ta zhvillojë me 13 qershor kundër Holandës, ndërsa ndaj ekipit përfaqësues të vendit tonë do të luaj me 17 qershor në Bukuresht.

 

Leave a Reply