Goli i parë në Euro 2020, autogol (VIDEO)

Është shënuar goli i parë në kuadër të Euro 2020(1), e që realisht është një autogol i shënuar nga futbollisti turk, Merih Demiral, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi i Juventusit u gjind në një pozitë shumë të vështirë pas harkimit të Berardit në minutën e 53-të, duke vendosur topin pas shpinës së portierit të tij, Çakër.

GOLIN MUND TA NDIQNI KËTU.  

Kujtojmë kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Olimpiko” në Romë, ndërsa europiani i këtij viti për herë të parë do të zhvillohet në 11 vende të ndryshme të Europës, përfshirë këtu edhe qytetet si Baku, Kopenhagen, Shën Petërsburg, Londër, Glazgou, Amsterdam, Bukuresht, Sevilja, Munih dhe Budapest.

Për herë të parë në një europian po merrë pjesë edhe Maqedonia, pjesë e grupit “C”. Ekipi përfaqësues i vendit tonë ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 13 qershor kundër Austrisë, ndërsa kujtojmë se në grup ka gjithashtu edhe Ukrainën dhe Holandën. (infOSport.mk)

Leave a Reply