Stadiumi “Fadil Vokrri” mirëpret dy skuadrat kampione shqiptare, Prishtinën dhe Shkëndijën

Dy skuadrat kampione shqiptare, ajo e Kosovës, Prishtina, dhe Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës para ndeshjeve të para në Europë, me 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje të dy trajnerëve, Ramadanit dhe Gjokës do ju shërbejë si parapërgatitje për ndeshjet e rëndësishme që i presin, për të parë nga afër formën e futbollistëve të tyre.

Kujtojmë vetëm 6 ditë më pas, Prishtina e strategut shkupjan, Zekirja Ramadani,

do të zhvillojë ndeshjen paraeliminatore të Ligës së Kampionëve me Folgore në Elbasan, ndërkohë “kuqezinjtë” nga Tetova me 15 qershor do të mësojnë kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply