Renova mbetet pa një ndër futbollistët e saj më të mirë. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Bashkim Veliu, mbrojtësi i krahut të djathtë, nesër do ti bashkohet skuadrës së Laçit, aty ku për trajner do të gjejë Shpëtim Duron.
Velija vite me rradhë ka qenë një ndër futbollistët më standard te skuadra nga Xhepçishti, për të cilën edicionin e kaluar regjistroi 32 paraqitje, 1 gol dhe 3 asistime.
Ndryshe Velija pjesë e Renovës është që nga viti 2012-të, ndërsa transferimi te Laçi do të jetë i pari jashtë vendit për 27-vjeçarin nga Tetova. Ai me fanellën e Renovës ka zhvilluar gjithsej 162 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola dhe 10 asistime.