Kosova ka pësuar disfatë 2:1 në miqësoren ndaj Guineas, ndeshje kjo e zhvilluar në kompleksin ‘’Arslan Zeki Demirçi’’ në Turqi.
Tekniku “dardan”, Bernard Çallandes hodhi një formacion eksperimentues në fushë duke lënë jashtë yjet e skuadrës.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Guinea shpërtheu duke shënuar dy gola brenda 6 minutave.
Fillimisht ishte Kojate i cili mposhti portierin e Tiranës, Visar Bekajn në minutën e 60-të, të takimit, ndërsa 6 minuta më vonë, Guinea dyfishoi shifrat ne anët të Kante, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Dardanët ngushtuan rezultatin në minutën e fundit të takimit me sulmuesin Arb Manaj, i cili gjen dhe golin e parë me përfaqësuesen e Kosovës.
Kështu mbyllet negativisht ky test për Kosovën, që ndaj Guineas u paraqit me një formacion krejt ndryshe, e ku pjesa më e madhe përbëhej nga futbollistë nga kampionati kosovar.