Kire Markoski flet si futbollistë i FC Shkupit

FC Shkupi vazhdon me prurjet e reja, edhe pse afati kalimtarë i verës ende nuk ka nisur zyrtarisht. Skuadra nga Çairi ka realizuar edhe transferimin e katërt, duke përforcuar këtë herë repartin e sulmit. Lojtar i ri “bardhekaltër” është Kire Markoski, i cili te FC Shkupi vjen nga rradhët e Akademia Pandev.

Markoski me skuadrën nga Çairi nënshkroi kontratë një vjeçare, ndërsa menjëherë pasi vuri të zezën mbi të bardhë, ai foli edhe si futbollistë i FC Shkupit.


FC Shkupi ka gati firmën me reprezentuesin e Maqedonisë!


 

“Para së gjithash dua t’i falënderohem pronarit të klubit Olgun Ajdin, drejtorit sportiv, Omer Bunjaku, dhe trajnerit Goce Sedlloski për besimin dhe shansin e dhënë. Gjatë bisedimeve më njoftuan me idetë e tyre qëllimet dhe ambiciet e klubit. Pikërisht dëshira dhe ambiciet e klubit për sukses në kampionatin vendor si dhe në skenën evropiane ishin arsyeja pse vendosa të nënshkruaj për FC Shkupi. Para së gjithash besoj se nën udhëheqjen e trajnerit Sedlloski mundemi të arrijmë në ‘Play-Off-in’ e Ligës së Konferencës dhe ti përmbushim qëllimet e klubit. Jam i lumtur për kthimin e tifozëve në tribuna, ndërsa duke njohur tifozët tanë, “Shvercerat” nga takimet e mëparshme, besoj se do të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë, dhe atyre u premtoj se do të jap maksimumin nga ana ime dhe se bashkë do t’ju gëzohemi sukseseve të mëdha” – u shpreh Markoski.

Markoski pas vete ka karrierë të pasur si profesionist, duke filluar angazhimin e tij profesional si pjesë e ekipit të Rabotnçkit në kampionatin vendor, më pas vazhdoi karrierën në AEL Limassol në Qipro, si dhe në ekipin e Trnavës.

Markoski sezonin 2020/2021 ishte pjesë e Akademija Pandevit, me të cilën skuadër regjistroi 11 paraqitje dhe 2 gola.

Ndryshe 26-vjeçari Markoski me origjinë nga Ohri, me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, numëron 5 paraqitje dhe 1 gol të shënuar, derisa në Ligën e Parë, i njëjti numëron 125 paraqitje, 28 gola dhe 12 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply